A do të ketë ankesë për plagjiaturë? Emri i një organizate të re qytetare ngjason me atë të një kompanie të përfolur për tenderë
Një organizatë e re qytetare me emrin “Arbëria” është shfaqur në skenën publike të Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar ambicie për t’u përfshirë në politikë. Por menjëherë pas paraqitjes së saj, kanë nisur reagimet dhe dilemat publike për shkak të emrit identik që ajo ndan me një kompani private: Arberia Design.
Kompania Arberia Design është njohur më herët për përfshirjen në projekte publike, duke qenë objekt kritikash dhe hetimesh mediatike lidhur me tenderë të dyshimtë që i janë dhënë nga institucionet e drejtuara nga BDI.
Tani, lind pyetja nëse Arberia Design do të kërkojë zyrtarisht ndonjë masë ligjore për plagjiaturë apo keqpërdorim të emrit tregtar, veçanërisht në një kontekst që mund të ndikojë imazhin dhe reputacionin e saj në publik.



