Edhe pse për shumëkënd janë simbol i verës dhe freskisë, shalqiri dhe pjepri mund të fshehin rreziqe serioze për shëndetin, nëse nuk ndiqni një hap të thjeshtë para se t’i prisni
Ekspertët tërheqin vëmendjen se larja e frutit, edhe pse duket e panevojshme, pasi nuk e konsumojmë lëkurën, është thelbësore për të shmangur helmimin.
Ndryshe nga shumë produkte të tjera ushqimore, këto fruta nuk gatuhen kështu që bakteret si salmonela, listeria apo E. coli mund të mbijetojnë dhe të përfundojnë direkt në organizëm. Pasojat janë të njohura: nauze, të vjella, diarre, që zakonisht shfaqen disa orë deri disa ditë pas konsumit.
Prandaj, para se t’i ndani në feta, lajini mirë me ujë të bollshëm, fërkojini me një furçë kuzhine nëse është e nevojshme dhe thajini me letër kuzhine të pastër. Pasi t’i keni prerë, frutat duhen konsumuar menjëherë ose duhet të ruhen në frigorifer brenda dy orësh, në temperaturë më të ulët se 4 °C dhe të konsumohen brenda 3-4 ditësh.
Vetëm një hap i thjeshtë si larja, mund t’ju mbrojë ju dhe familjen tuaj nga një helmim i panevojshëm dhe kështu, shalqiri e pjepri do të vazhdojnë të mbeten sinonim i freskisë dhe verës, jo i shtratit dhe të përzierave!