Mexhiti dhe Kasami “shesin” Afrim Gashin, i ofrojnë kryeparlamentarin Ziadin Selës?!

featured

Burime pranë koalicionit (V)LEN bëjnë të ditur se përmes kanaleve të komunikimit, siç e pohojë edhe vetë kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami se ekzistojnë me deputetin e “Frontit Evropian” – Ziadin Sela, i është ofruar pjesëmarrje e mundëshme në Qeveri duke i ofruar pozitën e kryeparlamentarit dhe një pozitë ministrore.

Por, kjo ofertë “kanaleve” i është bërë pa konsulta paraprake me Zeqirija Ibrahimin – kryetarin e Alternativës.

Siç mësojmë nga burime partiake pranë (V)LEN-it, krerët e Lëvizjes BESA e Lëvizjes Demokratike, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kokë në vete kanë vendosur që t’i bëjnë një ofertë të tillë Ziadin Selës përmes “kanaleve”, pa konsultuar Alternativën, ndërsa deputetin Bekim Qoku as që e llogarisin se është në tajfën e tyre.

Flitet se para dy ditësh për këtë qëllim ka pasur edhe një takim në një nga restorantet e Shkupit, mes Izet Mexhitit, Bilall Kasamit dhe Ziadin Selës.

Të frikësuar nga paraqitja e Aleancës për Shqiptarët me lista të veçanta për këshilltarë dhe duke pasur parasysh rezultatet e anketave që flasin se ASH është në epërsi 3 ndaj1 ndaj tyre, ato kanë menduar ta joshin Selën duke e futur në koalicion.

Por, sipas po të njëjtave burime Sela përmes “kanalleve” i ka dërguar një mesazh të koduar Mexhitit dhe Kasamit: “Biri para babës nuk del”. Ky mesazh edhe pse i njohur për Mexhitin sepse ja ka thënë disa herë Ali Ahmeti, për Kasamin është dashur kohë të deshifrojë, andaj Izeti ja ka shpjeguar me shaka: “Po thotë se Arben Taravari është baba i koalicionit tonë”.

Në anën tjetër, burime partiake pranë VMRO DPMNE-së në pushtet bëjnë të ditur se edhe për ata, Ziadin Sela me katër deputet nuk është atraktiv, të cilët në koluare të politikës flitet se Sela edhe ndaj tyre nuk ka kontroll të plotë, pasi që siç flitet, disa prej tyre në heshtje mbështesin liderin e ASH-së, Arben Taravari.

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se përfaqësuesit e koalicionit VLEN po zhvillojnë bisedime me disa prej partive të “Frontit Evropian” për përfshirjen e tyre në Qeveri. Kasami tha se bisedimet po zhvillohen edhe me eksponentë të ASH-së së drejtuar nga Ziadin Sela.

“Kemi kanale komunikimi me eksponentë të ASH-së së Ziadin Selës. Edhe eksponentë të koalicionit VLEN kanë komunikim me eksponentë të ASH-së së Selës. Por, edhe me partitë tjera që janë pjesë të “Frontit Evropian”, tha Kasami.

Mexhiti dhe Kasami “shesin” Afrim Gashin, i ofrojnë kryeparlamentarin Ziadin Selës?!
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.