Lajm i mirë për redaksinë, gazetarët, qytetarët dhe ndjekësit e Televizionit News, që sot drejtoresha e këtij televizioni është vlerësuar me një pllakatë nderi nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Si shenjë falëndërimi për kontributin e saj si e vetmja në rajon që po trajton emisione që mbesin dëshmi për jetën dhe veprën e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë tonë.
Këtë vlerësim drejtoresha Zenuni e ka marrë pas intervistës së realizuar për dokumentarin që është në realizim e sipër për dëshmorin Komandant Tigrin, Fadil Nimani.
“Nder i veçantë e kënaqësi e madhe, ndjehem e privilegjuar që sot pranova “pllakatë nderi” nga një personalitet i shquar, Ramush Haradinaj, në shenjë falëndërimi të kontributit tim. Duke më vlerësuar si autore e emisionit që bashkë me Televizionin News po arkivojmë e vulosim dëshmi të gjalla për dëshmorët tanë që dhanë gjithçka për lirinë tonë. Faleminderit nga zemra, kryetar, ish kryeminister dhe krenaria e Kosovës, Ramush Haradinaj. Vlerësimet e tilla pos që janë shenjë respekti e falëndërimi, janë motiv shtesë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejt pasqyrimit të vërtetës që nuk duhet të mbulohet nga pluhuri harresës. Ne vazhdojmë tutje, me hapa të sigurt. Falëndëroj ekipin e Televizionit News, që po dëshmon se puna e një televizioni lokal kur bëhet me profesionalizëm ndiqet e vlerësohet edhe përtej kufijve shtetëror”, ka shkruar drejtoresha, Vlora Zenuni, në profilin e saj në facebook.




