Strategy shpenzon 500 milionë dollarë për të blerë 6,556 BTC

featured

Strategy njoftoi ditën e Hënë se kishte blerë edhe 6,556 Bitcoin të tjerë duke e dërguar në 538,200 numrin e bitcoin që posedon. Konkretisht Strategy shpenzoi 556 milionë dollarë për blerjen e tyre me një çmim mesatar prej 84,785 dollarë për Bitcoin.

Blerja më e fundit është një tregues i strategjisë agresive të akumulimit të Bitcoin nga kompania ndërsa Michael Saylor ka një besim të fortë tek aseti për një periudhë afatgjatë.

Saylor, i cili ka qenë një mbështetës i fortë i përdorimit të Bitcoin si një aset rezervë për korporatat, publikisht ka mbështetur kriptomonedhën më të madhe në botë që prej 2020-ës.

Që atëherë Bitcoin është rritur me 987 përqind nga Janari 2020 deri në Prill 2025. Aktualisht vlera e aksioneve të MSTR është 317.2 dollarë, një rritje me 1.78 përqind ditën e sotme.

MSTR ka një vlerë tregu prej 84.7 miliardë dollarë. 538,200 BTC e saj me një çmim prej 87,388 dollarë vlerësohen me 47.03 miliardë dollarë. Investimi në Bitcoin bëri që vlera e aksioneve e MSTR të rritej me 2,400 përqind që do të thotë se investitorët e parë të kompanisë sot pjesa e tyre e aksioneve do të ishte 24 herë më e lartë. /PCWorld Albanian

Strategy shpenzon 500 milionë dollarë për të blerë 6,556 BTC
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.