Lëvizja Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike, shtyhet për herë të pestë seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës

featured
Press Online
21 Prill 2025, 16:48

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë të hënën, pasi fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi marrëveshje politike.

Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, tha se partia nuk e sheh të aryeshme që në këtë seancë ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.

Për këtë, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetrarit të Kuvendit.Pas kërkesës së Konjufcës, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se ajo do të vazhdojë pas 48 orëve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter