Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u shfaq sot para turmës së njerëzve në Kopshtin e Trëndafilave për të prezantuar tarifat reciproke për mallrat e importit.
“Do të ketë lajme shumë të mira. Sot është “Dita e Çlirimit”, diçka për të cilën SHBA-të e kanë pritur prej kohësh”, u shpreh ai, shkruan BBC.
Ai shton se dita e sotme do të mbahet mend si dita kur industria amerikane “rilind” dhe dita kur Amerika “u bë përsëri e pasur”.
Trump thotë se SHBA-ja është përfituar nga “mashtruesit” dhe është “plaçkitur” nga të huajt.
“Tatimpaguesit tanë janë grabitur për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më”, shton ai.
/vizionplus.tv


