1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Trump publikon dokumentet sekrete të vrasjes së John F. Kennedy

Trump publikon dokumentet sekrete të vrasjes së John F. Kennedy

featured

Administrata e Donald Trumpit ka publikuar mijëra dokumente lidhur me vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy, të cilat më parë ishin klasifikuar.

Ky publikim është pjesë e një sërë publikimesh të dosjeve që kanë dalë tashmë, përfshirë një dosje prej 13 mijë dokumentesh të lëshuara gjatë administratës së Biden.

Megjithatë, shumë nga dokumentet e publikuara të martën ishin redaktuar më parë për shkak të informacionit të ndjeshëm.

Trump tha se “njerëzit kanë pritur për dekada” për të parë këto dokumente dhe se ka publi kuar rreth 80,000 faqe të dhënash që lidhen me vrasjen e Kennedy-t. Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv menjëherë pas marrjes së detyrës, i cili udhëzonte publikimin e dokumenteve lidhur me vrasjen e Kennedyt, Robert F. Kennedy dhe Martin Luther King Jr.

Dokumentet janë postuar në faqen e Arkivit Kombëtar dhe do të duhen disa kohë për t’u analizuar nga studiuesit, pasi ato janë të identifikuara vetëm me numra dhe pa përshkrime.

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, deklaroi se dokumentet përmbajnë rreth 80,000 faqe të dhënash të klasifikuara, që do të publikohen pa redaktime. Ajo shtoi se disa dokumente ende mbahen nën sekret të gjykatës ose për arsye të tjera ligjore, dhe po punohet me Departamentin e Drejtësisë për t’i hapur ato më shpejt.

Politikologu Larry Sabato, i cili ka shkruar mbi jetën dhe vrasjen e Kennedy-t, paralajmëroi se publikimi mund të mos sjellë zbulime të reja dhe publiku mund të jetë i zhgënjyer nga mungesa e informacionit të papritur.

Trump publikon dokumentet sekrete të vrasjes së John F. Kennedy
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.