“Putin dhe Trump i besojnë njëri-tjetrit”, Kremlini: Ata duan normalizim të marrëdhënieve SHBA-Rusi

featured
Press Online
19 Mars 2025, 14:03

Menjëherë pas konferencës për shtyp të dhënë nga Volodymyr Zelensky së bashku me presidentin finlandez, Kemlini bëri deklarata në lidhje me sulmet e ndodhura gjatë natës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi Ukrainën se nuk respekton një armëpushim 30-ditor në sulmet në infrastrukturën energjetike të dy vendeve, duke pretenduar se Kievi u përpoq të godiste infrastrukturën energjetike ruse gjatë natës.

Në të njëjtën kohë, Peskov deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump ruajnë një marrëdhënie besimi reciprok dhe dëshirojnë të rivendosin marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë, më shumë se tre vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter