1. Lajme
  2. SPORT
  3. Në tragjedinë në Koçan jetën e ka humbur edhe basketbollisti i ri Petar Ivanovski

Në tragjedinë në Koçan jetën e ka humbur edhe basketbollisti i ri Petar Ivanovski

featured

Me trishtim të madh morëm lajmin se bashkëlojtari ynë Petar Ivanovski është një nga viktimat e tragjedisë së mbrëmshme. Ai ishte një njeri i madh me zemër të madhe, ishte një luftëtar i madh dhe ishte MVP i turneut M-14. E filloi karrierën e tij në një moshë shumë të re, duke fituar shumë trofe dhe fitore në kuadër të klubit.

Trishtimi është i madh, ngushëllime familjes, publikoi KB Dino basket në profilin e tij në Fejsbuk.

Në mesin e viktimave nga zjarri në diskotekën e Koçanit ishte edhe futbollisti 25 vjeçar Andrej Llazarov anëtar i Shkupit, si dhe portieri 18 vjeçar Damjan Tanevski nga Shtipi.

Në zjarrin në Koçan natën e së shtunës për të dielën humbën jetën 59 persona, ndërsa 150 janë lënduar prej të cilëve njëzetë më rëndë.

Në tragjedinë në Koçan jetën e ka humbur edhe basketbollisti i ri Petar Ivanovski
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.