Forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë zhvilluar një patrullim rutinë të dielën në Zubin-Potok, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në këtë zonë.
Sipas njoftimit të misionit të NATO-s në Kosovë, në këtë patrullim morën pjesë ushtarë letonezë nga Komanda Rajonale Lindore dhe ushtarë italianë nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale.
“Këto përpjekje janë pjesë e angazhimit të përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.
Misioni i KFOR-it mbetet i përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga NATO.


