Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

featured
Press Online
06 Nëntor 2024, 09:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social “X” ka shkruar të mërkurën se SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.

““Shtetet e Bashkuara mbesin partnere të palëkundura dhe të domosdoshme të Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re, dhe të thellojmë lidhjet tona unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, lideren e botës së lirë”, ka thënë Osmani.

Trump e shpalli fitoren pasi po prin bindshëm në zgjedhje.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter