1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Kurti viziton familjen e Selimit: Vazhdojmë ta kundërshtojmë gjykatën e padrejtë

Kurti viziton familjen e Selimit: Vazhdojmë ta kundërshtojmë gjykatën e padrejtë

featured

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka vizituar familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arrestimit të tij.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Selimi tash e katër vite është duke u mbajtur padrejtësisht në burgun e Hagës, derisa e kanë cilësuar si figurë të çmuar që i ka shërbyer Kosovës.

“Sot, vizita e Kryeministrit Kurti dhe krerëve të tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! te familja e Rexhep Selimit, bashkëshortja e tij dhe deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, përforcoi edhe një herë bindjen tonë të pathyeshme: lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe dinjitoze. Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë gjykatën e padrejtë, gjykimin e padrejtë, ashtu siç kemi bërë gjithmonë”, thuhet në postimin e VV-së.

Më tej, në reagim VV-ja tha se si Lëvizje, si anëtarësi e si aktivistë janë të patundur në mbështetjen për Selimin.

“Si Lëvizje, si anëtarësi e si aktivistë, jemi të patundur në mbështetjen për Rexhepin dhe shpresojmë që ai të kthehet sa më parë te ne, te vendi që aq shumë e deshi dhe për të cilin kontribuoi shumë dhe pa kursyer asgjë”, thuhet në reagim.

Kurti viziton familjen e Selimit: Vazhdojmë ta kundërshtojmë gjykatën e padrejtë
|