Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar protestës së studentëve në Prishtinë, të organizuar në kundërshtim me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
Rama ka thënë se krerët e UÇK-së janë akuzuar në mënyrë disproporcionale, ndërsa është anashkaluar konteksti i luftës në Kosovë.
Ai ka thënë se sheshet e kryeqytetit janë të hapura për protesta që, siç u shpreh, mbrojnë vlerat kombëtare.
“Tash pesë gjashtë ditë faktikisht jeni një pjesë edhe vetë jeni pjesë edhe këtyre protestave demokratike sot të studentave, të studentave që kanë ardhë nga të gjitha trojet shqiptare në përkrahje të procesit dhe kundër faktikisht vendimeve që kanë ndodh në Hagë, ku në një far mënyre në mënyrë disproporcionale edhe janë akuzu krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime. Domethënë duke ja anashkalu faktin që Ushtria Çlirimtare e Kosovës është përgjigja e gjithë popullit tonë ndaj spastrimit etnik, ndaj aspektit të shtypjes, përdhunimit që ka ndodh gjatë luftës. Pra nuk mundet një vlerë kombëtare me u kriminalizu nga asnjë proces. Për këtë arsye sheshet e kryeqytetit janë gjithmonë të hapura dhe gjithmonë në përkrahje të çfarëdo proteste që i mbron këto vlera kombëtare faktikisht edhe bëj thirrje të gjitha institucioneve, po ashtu edhe partive që kjo të që të mundsihet që kjo të jetë përtej partive”.
“Edhe kjo është urgjente. Domethënë kam apel për të gjitha institucionet, po them këtu duhet bëhen bashkë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes edhe tash kryeministri edhe të gjitha partitë politike që të marrin vendime të sakta. Pra ta kemi fondin i cili mbron tash edhe përgatit krejt këtë procesin e apelit për me i liru çlirimtarët tanë. Pra të kemi fonde dhe të kemi një organizim të përpiktë edhe përbashkues. Pra nëse ne flasim për bashkim kombëtar, tash është momenti. Ky është bashkimi kombëtar. Tash duhet të bëhemi bashkë si një për me i mbrojt çlirimtarët, me mbrojt këtë procesin e drejtë nëpër të cilin ka kalu populli ynë”, tha ai.



