Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho u shpreh krenar me fitoren e sotme në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Shqipëri fitoi ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 0-1, duke marrë tre pikë me shumë vlerë në Nations League, shkruan GazetaBlic Sport.
Sylvinho pas ndeshjes tha se të gjithë lojtarët luajtën mirë.
“Ka qenë ndeshje shumë e mirë. Sot lojtarët kanë qenë ekstra të motivuar”, tha fillimisht Sylvinho.
“Shqipëria është e fortë, jam krenar që jam trajner i kombëtares. Mërzitem kur humbas ndeshje, por gjithë lojtarët sot kanë luajtur mirë. Gjithë lojtarët kanë luajtur mirë dhe jemi ekip i fortë”, vazhdoi ai.
“Sigurisht se do festojmë për Shqipërinë, do e nisim nga nesër punën. Ky është grup i vështirë – çdo gjë është e hapur”, përfundoi Sylvinho.
/GazetaBlic Sport