Mbretëria e Bashkuar vendosi sot sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë ushtarakë iranianë, përfshirë shefin e Shtabit Abdulrahim Mousavi, për lëshimin e raketave balistike në Izrael më 1 tetor.
Sekretari i Jashtëm David Lammy tha në deklaratën e tij se Britania, duke punuar me aleatët e saj, “do të vazhdojë të ndërmarrë veprimet e nevojshme kundër kërcënimeve të papranueshme të Iranit dhe të bëjë presion për de-përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme.
Përveç Mousavi, sanksione u vendosën edhe për zëvendësin e tij, Mohammad-Hossein Nandras, komandantin e Forcave Ajrore Hamid Vahedi dhe shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare, Mohammad Kazemi.
Qeveria britanike tha gjithashtu se sanksionet do të vendosen ndaj Byrosë së Projektimit të Sistemeve të Propulsionit Farzanegan të Iranit, e cila projekton dhe prodhon komponentë që mund të përdoren në raketa, dhe Agjencisë Hapësinore të Iranit, “e cila zhvillon teknologji që kanë aplikime në zhvillimin e raketave balistike”.
Personat e sanksionuar do të ndalohen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar. Ata gjithashtu ngrijnë asetet e individëve dhe kompanive.
Javën e kaluar SHBA vendosi sanksione ndaj sektorit të naftës të Iranit në përgjigje të sulmit të 1 tetorit ndaj Izraelit. /vizionplus.tv