Filipçe vlerëson se ndarja e RMV-së nga Shqipëria është humbje e madhe! Nga VLEN presin konfirmim zyrtar dhe më pas do e komentojnë

featured
Press Online
26 Shtator 2024, 17:49

Ndarja Shqipëri nga Maqedonia e Veriut në rrugët drejtë integrim në BE, është humbje e madhe për vendin është katastrof për quyeyatrët. Kështu vlerëson partia më e madhe opozitare në vend LSDM.

Kreu i saj Venko Filipçe tha se kryeministri dhe VMRO-ja humbën edhe një mundësi të madhe që në këtë vend të jetohet më mirë. Ai ka akuzuar Qeverinë se në vend së të përmirësoj raportet me fqinjët ajo po krijon atmosfer tensionuese .

“Me këtë vendim qartësohet se Shqipëria do të marrë dritë jeshile për vazhdim të fazës së dytë të bisedimeve me Bashkimin Europian dhe hapjen e klasterit të parë. Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut është humbje e madhe e politikave të Qeverisë në planin për Integrim Europian të vendit. Kjo është një katastrofë për të ardhmen e qytetarëve për fat të keq ky rast i ri i humbur do të ndikojë në shumë familje dhe mbi një gjeneratë të tërë të re”, tha Filipçe.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter