Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk e takuar ndërmjetësin e BE-së, Mirsolav Lajçak në Pragë.
Siç ka mësuar Dukagjini nga burime të afërta me zhvillimin, në kuadër të Forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024, ka pasur një kërkesë për takim mes palëve por takimi nuk ka ndodhur.
“Presidentja ka pasur agjendë të planifikuar dhe nuk ka pasur mundësi të takohet. Nuk ka të bëjë me refuzim,”, ka thënë burimi.
Presidentja Osmani shpesh ka kritikuar qasjen e ndërmjetësit evropian në kuadër të dialogut. Edhe në këtë forum, ajo tha se palët nuk po trajtohen barabartë sepse ‘tavolina e dialogut është e përmbysur’ dhe Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura.
Vet Lajçak njoftoi se kishte disa takime në margjinat e këtij forumi në Pragë, përfshirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Po në këtë njoftim, Lajçak bëri të ditur do të udhëtojë së shpejti në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel.


