Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti e Tunç Angili diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Në njoftim thuhet se ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Turqisë ditë më parë.
Kryeministri Kurti gjatë vizitës në Turqi një javë më parë shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit turk, dhe për mikpritjen e tyre në secilën vizitë të tij.
Kurti fton mërgatën shqiptare në Turqi për investime në Kosovë


