Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), i ka nderuar “ushtarët e guximshëm amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes”.
Ajo u shpreh se “Guximi dhe përkushtimi i tyre është frymëzim për një botë të lirë dhe të sigurt”.
“Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut. Duke kujtuar këta heronj, riafirmojmë angazhimin tonë për t’i mbështetur parimet për të cilat ata luftuan!”, u shpreh Osmani.


