Gjermania do të heqë pajisjet Huawei dhe ZTE nga rrjetet 5G

featured
Press Online
11 Korrik 2024, 16:58

Gjermania ka mbyllur një marrëveshje me kompanitë Kineze të telekomunikacionit si Huawei dhe ZTE duke i përjashtuar produktet e tyre nga rrjetet 5G tha ministri i brendshëm.

Marrëveshja vjen pas bisedimeve të realizuara mes Deutsche Telekom, Vodafone dhe Telefonica Deutschland dhe synon të mbrojë infrastrukturën kritike të Gjermanisë nga Kina, influenca e së cilët shihet si kërcënim sigurie.

Nancy Faser tha se Berlin kishte vënë në dijeni Pekinin për këtë marrëveshje dhe nuk priste asnjë reagim agresiv lidhur me përjashtimin e teknologjisë Kineze nga infrastrukturat e telekomunikimit.

Heqja e pajisjeve të Huawei dhe ZTE rrjetet bërthamë të 5G do të fillojë në 2026. Në fazën e dytë pjesët si antenat, linjat e transmisionit dhe kullat do të eliminohen brenda 2029.

Gjermania shihet si e ngelur pas kur bëhet fjalë për implementimin e masave të sigurisë së 5G nga Bashkimi Europian. Operatorët e telekomunikacionit janë ata që kanë bërë më së shumti rezistencë ndërsa Huawei thotë se siguria kibernetike në vend është politizuar. /PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter