Përditësimi i RCS standardizon replikat, editimet dhe reagimet në mes Android dhe iOS

featured

Shoqata GSMA, përgjegjëse për mirëmbajtjen e standardit Rich Communication Services (RCS), në përditësimin më të fundit ka shtuar një opsion quajtur “Extended Messaging” i cili duhet të përmirësojë ndërveprueshmërinë mes Android dhe iPhone në komunikimin me SMS.

Universal Profile 2.7 u finalizua në Qershor duke ofruar mbështetje për një eksperiencë komunikimi më gjithëpërfshirës.

Në mesin e risive janë:

  • Replikat dhe reagimet për mesazhet e dërguara dhe pranuara
  • Editimit, tërheqja dhe fshirja e mesazheve të dërguara

Nga dita e sotme, mesazhet në aplikacionin Messages të iOS dhe Google Messages në Android konvertojnë reagimet në biseda SMS në mënyrë që emoji të shfaqen.

Ky funksionalitet është bërë pjesë e standardit dhe aplikacionet klient nuk kanë nevojë të përkthejnë secilin reagim. Reagimet janë emoji ose emoticon. Gjithashtu vjen mbështetja për reagimet të personalizuara të cilat mund të jenë imazhe ekzistuese ose të gjeneruara në Live Sticker, Genmoji ose Photomoji.

/PCWorld Albanian

Përditësimi i RCS standardizon replikat, editimet dhe reagimet në mes Android dhe iOS
|