Me gjeneratën e re të procesorëve Intel standardizon memorien RAM që nuk ndryshohet as shtohet

featured

Platforma e ardhshme Lunar Lake e Intel nuk do të ofrojë mbështetje për memorie RAM të zëvendësueshëm. Kjo do të thotë se ju duhet të siguroheni që të keni sasinë RAM të nevojshme kur zgjidhni për të blerë një laptop Lunar Lake sepse nuk do të mund ta shtoni më pas.

Është një ndryshim i madh për platformën Intel x86 e cila tradicionalisht ka ofruar këtë lloj fleksibiliteti. Mbi të gjitha po flasim për laptopë PC dhe jo pajise mobile me Android apo iOS.

Por ndërsa lajmi është shokues në pamje të parë, situata nuk është aq dramatike sa duket.

Shumë laptopë që blihen ditëve të sotme vinë me çipet e memories RAM të salduara në pllakën amë, madje në 2024 shumica e tyre i përkasin kësaj kategorie.

Në vend të ofrimit të foleve të RAM ku mund të vendosni memorien e dëshiruar, prodhuesit kanë vendosur ti saldojnë përgjithnjë në pllakën amë dhe nuk mund ti hiqni.

Avantazhet janë të qarta. Për shembull memoria RAM me fuqi të ulët LPDDR5X ofron efikasitet më të lartë dhe jetëgjatësi baterie të përmirësuar, por duhet të saldohet në pllakën amë sa më afër procesorit (CPU).

Memorie RAM e salduar zë më pak hapësirë sesa fishekët e memories RAM SO-DIMM, një sakrificë e nevojshme për të prodhuar laptopë sa më të hollë. Gjithashtu duke zënë më pak hapësirë, përmirësohet edhe performanca e ftohjes.

Standardizimi i memorie RAM të salduar me Lunar Lake nuk do të ndryshojë shumë gjëra ndërsa shumica e prodhuesve po shesin laptopë që nuk ju lejojnë të ndryshoni apo shtoni memorien RAM.

/PCWorld Albanian

Me gjeneratën e re të procesorëve Intel standardizon memorien RAM që nuk ndryshohet as shtohet
|