Një prej platformave më të vjetra online po mbyllet pas 27 vitesh. ICQ, dikur një shërbim mjaft popullor i komunikimit, njoftoi ditën e Premte përmes uebsajtit të saj se do të mbyllej muajin e ardhshëm.
“ICQ do të ndalojë së funksionuari nga data 26 Qershor,” thotë mesazhi i ICQ.com. “Mund të bisedoni me miqtë në VK Messenger, dhe kolegët në VK Workspace.”
Alternativat e rekomanduara i përkasin platformave të komunikimit të VK, një platformë Ruse e medias sociale e cila gëzon një popullaritet të lartë në këtë vend dhe funksionon ngjashëm me Facebook.
VK bleu ICQ në 2010-ën nga AOL. ICQ konsiderohet si një prej shërbimeve të para të komunikimit online me mesazhe në internet.
U zhvilluar nga një kompani e vogël Izraelite Mirabilis dhe u lançua në Nëntor të 2026. ICQ është më i vjetër sesa platformat si IM i AOL dhe u bë sinonim i komunikimit online me mesazhe.
Rivali më i madh i saj AOL në 1998 e bleu për 287 milionë dollarë. Nga shërbimet e vjetra “Instant Messaging”, MSN Messenger ishte i pari që u mbyll në 2014-ën, ndjekur nga AIM në 2017-ën dhe Yahoo Messenger në 2018-ën. Por ICQ kishte mbijetuar.
AOL e shiti tek VK në 2010-ën për 187.5 milionë dollarë. /PCWorld Albanian






