Shqiptari Xhuliano Prenga, i cili ekzekutoi mafiozin më të madh të Irakut, Mustafa Aljiburi ndodhet nën masa të rrepta sigurie në një burg në Irak. Në një intervistë për emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH, gazetari në Suedi Ervin Dushi tha se shteti atje po ndërhyn maksimalisht që të riut t’i shpëtohet jeta pasi siç thotë ai Iraku ka një ligj ku mund të paguhet për të blerë jetën jo lirinë ndërsa shton se shuma nuk është bërë ende e ditur.
“Ndodhet në masat te rrepat sigurie, ndërhyrja e shtetit suedez është maksimale dhe kanë arrit një lloj marrëveshje paraprake. Vetë Iraku ka një ligj ku mund të paguhet për të blerë jetën jo lirinë, por jetën e tij. Shuma nuk është bërë e dituar ende. Po mundohen t’i shpëtojnë jetën, por normalisht pjesën tjetër të jetës do ta kalojë në burg”, tha Dushi ndërsa sjell historinë e shpërnguljes së familje së të riut nga Shqipëria drejt Suedisë të cilët nëpërmjet azilit fituan të drejtën e qëndrimit.


