Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kasami: Nuk mund të ketë kuota etnike në çdo shpërblim! BDI: 0 shqiptarë për çmimin “8 Shtatori”, përjashtim i pastër etik

Press Online6 Shtator 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Mungesa e sportistëve dhe punonjësve sportivë shqiptarë në mesin e  laureatëve me çmimin shtetëror “8 Shtatori” ka përplasur sërish opozitën dhe bllokun shqiptar në pushtet. Sipas kryetarit të VLEN-it, Bilall Kasami, vendimet për çmimet i marrin komisionet përkatëse mbi bazën e aplikimeve. Kasami theksoi se manifestimet nuk duhet të shihen përmes kuotave të përcaktuara etnike, pasi në ngjarje të tjera përfaqësimi i shqiptarëve mund të jetë më i madh.

“Janë komisionet ato të cilat bëjnë vlerësimin në bazë edhe të aplikimeve dhe kërkesave, por sigurisht që ka manifestime ku do të ketë apo ka pasur më shumë shqiptarë, prandaj nuk i shohim ne manifestimet e veçanta si diçka që duhet pra të ketë patjetër numër të caktuar të komuniteteve. Pra, konform angazhimit dhe kontributit që japin komunitetet në fusha të caktuara, ndonjëherë mund të ketë më pak apo më shumë. Kjo do të thotë se në një çmim tjetër, në një manifestim tjetër besoj që shqiptarët do të jenë më të përfaqësuar”, tha Kasami.

Nga ana tjetër, reagimi i Bashkimit Demokratik për Integrim gjatë ditës së djeshme ka qenë i menjëhershëm. Përmes një komunikate publike, nga BDI theksojnë se shqiptarët po përjashtohen nga vlerësimet shtetërore, ndërsa akuzojnë koalicionin VLEN për heshtje.

“Në shpërblimet shtetërore ‘8 Shtatori’, edhe këtë vit rezultati është i turpshëm: 0 shqiptarë. Asnjë sportist, asnjë trajner, asnjë emër shqiptar në mesin e të vlerësuarve. Pra, për këtë qeveri, shqiptari është i mirë vetëm kur duhet ta përfaqësojë shtetin dhe të sjellë medalje, por bëhet i padukshëm kur vjen momenti që shteti ta njohë dhe ta shpërblejë suksesin e tij. Kur shqiptarët përjashtohen, VLEN hesht”, thonë nga BDI.

Çmimi shtetëror “8 Shtatori” është mirënjohja më e lartë që ndan shteti çdo vit me rastin e Ditës së Pavarësisë, për të vlerësuar arritjet kulmore në fushën e sportit. Këtë vit, komisioni përkatës ka ndarë gjithsej 5 çmime – një për vepër jetësore dhe katër mirënjohje për arritje sportive. Megjithatë, në listën e 5 të laureuarve të sivjetshëm nuk figuron asnjë emër shqiptar, gjë që nxiti reagime të ashpra në opinionin publik.

Previous ArticleSulmohet spitali në Libanin jugor, Izraeli: Ishte kthyer në qendër komanduese të Hezbollahut
Next Article Deputetja e VV-së i reagon Behramit: Po e mbron Prokurorinë, po e sulmon Kurtin

Lajme të ngjashme

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi: Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ishte 59.149 denarë

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t’u larguar

20 Nëntor 2026 EKONOMI

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Pas shumë vitesh bllokim, zgjidhet çështja e tokës për objektin e ri të BFI-së në Kala të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

Press Online20 Nëntor 2026 GLOBI

Hungaria pritet të heqë veton për hapjen e dy grupeve të fundit…

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

Press Online20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një moment të…

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

Press Online20 Nëntor 2026 SPORT

Real Madridi ka vazhduar politikën e rinovimit të kontratave me futbollistët kryesorë…

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Press Online20 Nëntor 2026 KOSOVË

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë një program të përbashkët kulturor deri…

Shqipëria kryeson rajonin për shqetësimin e qytetarëve ndaj kostos së jetesës

Press Online20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.