1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për blerje dhe shitje të substancave narkotike

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për blerje dhe shitje të substancave narkotike

featured

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit R.H. për veprën penale ” Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve,…

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit R.H. për veprën penale ” Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në njoftim thuhet se gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marr për bazë peshën e veprës penale si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale.

“Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur  lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi i është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim. 

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për blerje dhe shitje të substancave narkotike
|