featured

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil, ku përfshihen martesat mes gjinisë së njëjtë. Ajo…

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil, ku përfshihen martesat mes gjinisë së njëjtë.

Ajo tha se Kurti foli edhe për fe edhe pse ai thotë se jemi shtet laik.

“Për mua personalisht, ka qenë deklaratë provokuese, asnjë fe nuk e lejon këtë. Kryeministri ka folë për fe, kur fola unë ai ka thënë se nuk ke të drejtë sepse jemi shtet laik”, tha ajo.

Ajo tha se nuk do ta votojë Kodin Civil, nëse nuk hiqet neni për martesat mes gjinisë së njëjtë.

S’mundem me pranu, ne kemi leju komunitetin LGBT pronare për kodin civil. Kur po flasim për kodin civil po flasim për ta. Është ligji më i rëndësishëm në vend, është perfektë, pikën e dytë e konsideroj problematike. I kemi thënë qeverinë bëjeni një ligj të vecantë për LGBT, hekeni prej kodit civil, bëjeni një ligj të vecant, ne e votojmë kodin civil”, tha ajo në Debat Plus.

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!