Kanditati i Partisë Demokratike të Kosovës njëherit edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza në ditën e puntorëve ka premtuar rritje të pagave. Sipas tij që 4 vite punëtorët në Kosovë…
Kanditati i Partisë Demokratike të Kosovës njëherit edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza në ditën e puntorëve ka premtuar rritje të pagave.
Sipas tij që 4 vite punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë.
“Dita e Punëtorëve, 1 Maji, ndër tjerash, duhet të na shërbejë edhe si ditë reflektimi për pozitën e punëtorëve në Kosovë. Institucionet duhet ta dëgjojnë zërin e sindikalistëve, t’i mbështesin kërkesat e tyre dhe pandalshëm të punojnë për kushte më të mira dhe krijim të vendeve të reja të punës. Po bëhen gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë të plotë dhe askush nuk po merret me hallet e tyre”, ka shkruar ai.
”Ne, ashtu siç i kemi rritur pagat në të kaluarën, me rritjen më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë, do t’i rrisim sërish ato dhe me përkushtim do të punojmë për përmirësimin e pozitës së çdo punëtori në Kosovë”.


