Sam Bankman-Fried, ish bosi miliarder i kriptomonedhave cili u arrestua për mashtrim dhe pastrim parash vitin e kaluar, do të rikthehet në gjykatë ditën e Enjte ku do të marrë dënimin për krimet e tij.
Ndërsa është e qartë se 32-vjeçari po shkon drejt burgut, ajo që ende nuk dihet është se për sa kohë do të vuajë dënimin.
Ekipi i tij ligjor kanë kërkuar dënim të butë, por prokurorët kërkojnë 40-50 vite burg.
Ata thonë se një dënim i tillë është dhënë edhe në të kaluarën për dikë që ka gënjyer investitorët, bankat dhe vjedhur miliarda dollarë depozita nga konsumatorët e bursës së tij tashmë të falimentuar FTX.
Ekipi i tij i mbrojtjes ka propozuar 6.5 vite burg duke akuzuar qeverinë se kërkon adoptimin e dënimeve “mesjetare” duke kërkuar dhjetëra vite pas hekurave për Bankman-Fried.
Është gjykatësi Lewis Kaplan i cili do të thotë fjalën e fundit për fatin e tij. Investitori Britanik Sunil Kavuri i cili kishte 2 milionë dollarë në bursën e FTX kur kolapsoi, tha se Bankman-Fried nuk ka treguar asnjë shenjë pendimi prandaj gjykata nuk duhet të tregojë mëshirë.
Kolapsi i FTX në 2022 ishte një goditje e madhe për Bankman-Fried, i cili ishte shndërruar në një miliarder dhe person biznesi me famë.
Bursa e tij kishte miliona konsumatorë dhe në Nëntor në gjykatë Amerikan e gjeti fajtor për vjedhjen e miliardave nga përdoruesit e bursës për të blerë prona, bërë donacione politike dhe forma të tjera investimi.
/PCWorld Albanian


