Rreth 51 mijë qytetarë maqedonas kanë vizituar Bullgarinë në janar të këtij viti, ndërsa mbi 29 mijë bullgarë kanë udhëtuar në Maqedoni, njofton Instituti Kombëtar i Statistikave Bullgare (NSI), informon PRESSonline.al
Turistët e huaj më të shumtë në Bullgari ishin turqit 162,9 mijë, rumunët 125,6 mijë dhe grekët 105,9 mijë. Bullgarët, nga ana tjetër, kanë udhëtuar më së shumti në Turqi 139,4 mijë, në Greqi 97 mijë dhe në Serbi 51,1 mijë.
Në janar, numri i vizitorëve të huaj në Bullgari ishte 741,3 mijë ose 4,1% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Numri i shtetasve bullgarë që kanë udhëtuar jashtë vendit në janar 2024 ishte 537,5 mijë, që është 6,6 për qind më shumë se në janar 2023, njoftoi NSI.(PRESSonline.al)


