Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit për “Vjedhje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:
-Një pushkë gjysmë automatike me bajonetë;
-Një pushkë gjysmë automatike pa bajonetë;
-Një pushkë ajrore;
-Një pistoletë-revolver e kalibrit 9mm;
-236 fishekë të cal 7.62×39;
-220 fishekë të kalibrit 7.09×15;
-4 gëzhoja të cal 7.09×15;
– 6 gëzhoja të cal 7.62×39.


