Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, të shtunën e 27 janarit në Leposaviq.
Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po hetohet nga policia.
“Raportohet se në shtëpinë e tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.


