“Për Aleanca për Shqiptarët ishte një vendim i vështirë që të hynte në koalicion qeveritar së bashku me BDI-në. Ministrat tanë arritën sukses, por ne nuk arritëm sukses në qëllimin kryesor për të cilin kemi hyrë në Qeveri, që është fillimi i negociatave me BE-në. Nuk është se nuk ka asnjë shans që ndryshimet kushtetuese të kalojnë para zgjedhjeve, por probabiliteti është i ulët”, tha lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistë për Tv 24, përcjell PRESSonline.al
Ai theksoi se për mosfillimin e negociatave me BE-në, të gjithë jemi fajtorë.
“Për dështimin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe mosfillimi e negociatave me BE-në, të gjithë jemi fajtorë. Kur ne tashmë kemi votuar të ashtuquajturat Propozimi francez, duhet të kishim vazhduar në atë drejtim. Mua e gjithë kjo situatë më kujton vitin 2008 kur për arsye të ngjashme nuk hymë në NATO, por ndodhi 11 vjet më vonë në kushte më të vështira”, thotë Taravari.
Taravari nënvizoi se përveç kësaj, vitin e ardhshëm ndoshta do të ketë zgjedhje në Bullgari ku do të dominojë e djathta antimaqedonase, do të ketë edhe zgjedhje në BE ku, duke gjykuar nga zgjedhjet e fundit në vendet evropiane, ekziston mundësia që e djathta të fitojë. Do të ketë zgjedhje edhe në SHBA.
“Të gjitha ato zhvillime do ta largojnë fokusin nga ne dhe do ta bëjnë të pamundur ndikimin e vendeve të fuqishme në proceset politike në Maqedoninë e Veriut”, nënvizoi ai.(PRESSonline.al)