Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore dyshohet se është dhunuar në Pejë. Kështu tha për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Nikçi u…
Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore dyshohet se është dhunuar në Pejë.
Kështu tha për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi u shpreh se janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit/ve.
“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës, dyshohet se është dhunuar. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave të dyshuar, që e kanë kryer këtë vepër penale”, deklaroi ai për Insajderin.



