Ndryshimet kushtetuese: Shansi i fundit i VMRO-së për të reflektuar mbi progresin evropian të vendit

featured
Press Online
17 Gusht 2023, 09:57

VMRO-DPMNE me argumente do të kundërshtojë ndryshimet kushtetuese të premten. Kjo është strategjia e dakorduar në mbledhjen kordinative të grupit parlamentar të partisë dhe koalicionit. Kordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski ripërësiti se nuk do të mbështesin ndryshime kushtetuese të diktuara nga Bullgaria, pasi kanë edhe mbështetjen e qytetarëve. Mohoi të ushtrohet presion ndaj deputetëve të opozitës që të kontribuojnë në grumbullimin e 80 votave të nevojshme.

“Ja vjen e premtja, qëndrimi i grupit parlamentar është ky tani që e thamë, do ti përsërisim argumentet të cilat i kemi dhe do ti lëmë që ti shohë populli se si më shum se një vit po manipulojnë me opinionin publik rreth numrit, konsenzusit dhe njerëzit të cilët japin mbështetje. Le të nis seanca dhe do ta shihni strategjnë e plotë të VMRO-DPMNE-së.”, tha Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së, përcjell PRESSonline.al

Nga LSDM ftojnë deputetët e VMRO–së ti bashkangjiten votimit, si mundësi të fundit për t’iu bashkangjitur rrugëtimit europian të vendit.

“Mickoski dhe VMRO–DPMNE e kanë shansin e fundit të tregojnë përgjegjësi, pasiqë obligim i yni si politikanë është që t’iu sigurojmë të ardhme të sigurt qytetarëve. Presim që edhe opozita të na bashkangjitet dhe bashkë të krijojmë një Maqedoni prosperuese, ku gjeneratat e ardhshme do ta planifikojnë të ardhmen.”, tha Fanica Nikollovska, deputete e LSDM-së, përcjell PRESSonline.al

Partitë shqiptare janë kryesisht pro ndryshimeve, por Besa dhe Alternativa kërkojnë heqjen e termit përkufizues 20% për komunitetin shqiptar. Kjo bën që shumicës ti mungojnë më shumë se 8 vota për të votuar ndryshimet kushtetuese.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi së fundmi ka njoftuar se në rast se nuk arrihen dy të tretat e votave të nevojshme, senaca mund të pezullohet. Megjithë deklarimin e bërë, në faqen zyrtare të kuvendit ende qëndron 18 gushti si datë për mbajtjen e seancës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter