Ndryshimet kushtetuese asesi të tejkalojnë ngërçin politik edhe përkundër ngushtimit të harkut kohor prej pesë muajve. Kundërshtimi i VMRO-së edhe pse duket i pathyeshëm, optimizmi i pushtetit nuk shuhet edhe pse ekzistojnë dilema se procesi s’do ec lehtësisht.
Analizuar nga profesori universitar Bashkim Selmani, i gjith procesi shikohet jo vetëm si jetik por edhe i detyrueshëm, andaj edhe reflektimi i deputetëve të VMRO-së është i pritur.
“Është edhe fatmirësia e partive politike shqiptare të cilat nuk këmbëngulin në mbrojtjen e identitetit shqiptarë, por fatkeqësisht, aktualisht deri më tani kanë mbrojtur identitetin maqedonas dhe kjo do të jetë një shenjë bashkëpunimi dhe tolerance nga ana e VMRO- së që do të thotë se kur shqiptarët sakrifikohen, atëherë çfarë ka element bazë që VMRO të minojë dhe neglizhojë një rast të tillë. Unë shpresoj që brenda VMRO – së do të gjinden deputetë që do të shohin gjendjen reale dhe mundësinë që aktualisht gjendet Maqedonia e Veriut dhe vendet fqinje dhe nuk do të dëshironim që Maqedonia të ec në rrugë të gabuar”, u shpreh për TVM2 – profesori universitar Bashkim Selmani, përcjell PRESSonline.al
Përpos ambasadës amerikane, ditëve në vijim pritet që të intensifikohet edhe trysnia ndaj VMRO-së e tre shteteve europiane, Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë nëpërmjet ministrave për punë të jashtme të cilët do të qëndrojnë në Shkup. Profesor Selmani thotë se diplomacia mund të ketë ndikim në lëvizjen e procesit.
“Sidomos diplomacia ndërkombëtare, Maqedoninë e Veriut, posaçërisht me theks të veçantë VMRO-në nuk do ti lejojnë hapësirë që të bëjnë një veprim shekullor të kundërligjshëm, kundër interesave të qytetarëve, për arsye se e vetmja zgjidhje ekonomike do të ishte aderimi në BE”, theksoi Selmani.
Aktualisht amendamentet për ndryshimet kushtetuese mbahen në qeveri dhe pritet arritja e konsezusit ndërpartiak që ti kalohen kuvendit. Tetori është afati përfundimtar kur Maqedonia e Veriut do të duhet të përmbyll ndryshimet. Përpos bullgarëve në premabulën e kushtetutës do të përfshihen edhe populli kroat, malazez, slloven, hebre dhe egjiptas.







