Forumi Keiretsu i Evropës Juglindore do të mbajë më 23 Maj 2023 në Marintim Hotel Plaza Tirana evenimentin Keiretsu Forum SEE Investor Pitch Day.
Keiretsu Forum, rrjeti më i madh në botë i investitorëve privatë engjëj nga SHBA-ja, fton të gjithë startupet e fazave të hershme dhe sipërmarrësit në Ballkanin Perëndimor në kërkim të një kapitali prej 50 mijë deri në 200 mijë dollarë, të regjistrohen për tu bërë pjesë e këtij evenimenti që do të mbahet në Tiranë.
Ky forum synon të bashkojë liderë lokalë, rajonalë dhe globalë me disa prej novatorëve dhe sipërmarrësve më të dalluar.
Aplikimet janë të hapura përmes një formulari online ose duke kontaktuar në adresën e e-mailit [email protected] deri më 17 Maj 2023.
Aplikimet kalojnë nëpër një proces përzgjedhjeje dhe në rastin e pranimit, pjesëmarrësit do të njoftohen për të prezantuar biznesin e tyre.

Të gjitha aplikimet e marra vlerësohen nga një komitet ekspertësh dhe anëtarësh të Keiretsu Forum SEE. Kompanitë të cilat përzgjidhen për të kaluar në procesin Deel Screening, do të prezantojë 25 minuta përbërë nga 10 minuta prezantim, 10 minuta pyetje dhe përgjigje dhe 5 minuta mind-sharing.
Pas çdo prezantimi anëtarët diskutojnë kompaninë dhe votojnë në mënyrë unanime. Kompanitë startup të cilat vlerësohen më lart ftohen të prezantojnë projektin e tyre në Forumin KFSEE Investors Meeting më 23 Maj 2023.
Kompanitë të cilat ngjallin interes tek investitorët e evenimentit hyjnë në një fazë due diligence.
Keiretsu Forum SEE vjen me misionin për të nisur një epokë re ndërlidhjesh mes startupebe premtuese të Evropës Juglindore dhe investitorëve nga komuniteti rajonal dhe ndëkombëtar.
Në dy vitet e fundit ky forum është shndërruar në një ekosistem rajonal inovacioni dhe sipërmarrje.
/PCWorld Albanian







