Ambasadori Abbott: Është koha që Kosova ta propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin

featured
Press Online
09 Maj 2023, 16:50

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë që tani është koha që Kosova ta propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Kjo javë pret shumë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, duke përfshirë drejtorin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor”.

“Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

“Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për një Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter