1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Akademi mirënjohje për Fazli Veliun “Daja”

Akademi mirënjohje për Fazli Veliun “Daja”

featured

Në Shkup u mbajt akademi mirënjohje kushtuar Kryetarit të parë të Lëvizjes Popullore të Kosovës Fazli Veliu “Daja”. Pjesëmarrësitë në mbledhjen konsultative të LPK-së në Kollarë të Kërçovës më 23 dhe 24 prill, përkujtuan mbledhjen, lëvizjet për lirim dhe çlirim, vendimet e hartuara, veprimtarinë dhe rolin kyç i cili ka pasur jo vetëm Fazli Veliu por të gjithë anëtarët të tjerë gjatë tre dekadeve të fundit për ti vendosur themelet për themelimin e UÇK-së dhe epohën e re për popullin shqiptarë.

“Në shërbim të LPK – së ai vuri në dispozicion autoritetin e tij, përgaditjen profesionale të profesorit, dijen, moshën vullnetin që kurr nuk i mungoi gjithë kohën e mundshme që kishte në dispozicion. Ai kishte një besim patundur në fitore dhe në shokët me të cilët punoi ngusht. Ishte dhe mbetet figure përbashkuese rreth punës, luftës së armatosur, çlirimit kombëtarë dje dhe sot dhe sot e gjithëmon rreth idesë së ribashkimit kombëtarë.”, tha emrush Xhemajli.

“Një nga arsyjet e qendrushmërisë së LPK – së ka qenë mbajtja e mbledhjeve konsultative dhe të përgjithshme në periudha që i përshkruan statuti pavarësisht se rrethanat ishin të vështira për shkak të okupimit, kjo formë të punës ishte e nevojshme për rritjen e veprimtarisë dhe për unitetin e organizatës, kështu u veprua edhe në vitin 1993 në kohën kur po ndërtoheshin pa zhurmë mekanizmat ushtarake që më vonë u strukturuan dhe u emruan UÇK.”, tha Gafur Elshani.

“Pas një rikapitulimi 30 vjeçar të rrugëtimit politik kombëtarë të kësaj gjenerate që sollën ndryshime radikale në jetën politike, shoqërore dhe institucionale të shqiptarëve, do të duhej të krijohej një kultur e dinjitetshme nderimi dhe respekti ndaj bartësve të këtyre ndryshimeve duke i skallitur ata thellë në memorinë kombit. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpaguhet detyrimi ynë moral dhe institucional ndaj veprimtarëve tone kombëtarë.”, Skender Asani, kryetar i ITKSH-së.

Mbledhja e parë konsultative të Kollarës para 30 viteve e drejtuan Xhavit Haziri dhe Ali Ahmeti.

“Ne nuk do të ishim pa ju, ne jemi vazhdimësia juaj, e juaja bac dhe ne kemi kryer një obligim që Ju e filluat në mënyrën më programatike për të nderuar vazhdimësinë e Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës. BLIC Fazli Veliu ka qenë ai shpirti izhuritur se si ne të mos jepemi, por të vazhdojmë deri në përpjekjet e fundit dhe tani më është koha është historia ajo që do të na vlerësojë të gjithë atë veprimtarinë të përbashkët të lëvizjes shqiptare në ish – Jugosllavinë.”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

LPK ka qenë dhe do të mbetet një nga shembujt më të mirë për atë si organizohet dhe fitohet lufta për liri, pasi që bëri arritjen më të madhe që njeh historia shqiptare, tha Veliu.

“Ju që e ndërtuar Kalan e madhe, Këshillin e madh të Lëvizjes gur pas guri që LPK të jetë gjithë kombëtare shqiptare me ndikimin që e ka jo vetëm në hapësirën e Kosovës por me ndikim deri në Montenegro, Çamëri me ndikim Lindje Perendim, me karakterin poashtu ndrëkombëtarë që arriti të mësojë edhe të frymëzojë edhe popujt të tjerë ballkanas dhe botëror se si bohet revolucioni dhe si bëhet lufta për liri.”, tha Fazli Veliu, kryetar i LPK-së.

Në kuadër të akademisë u prezantua edhe një reportazh të shkurtur për gjithë rrugëtimin, lëvizjet dhe veprimtarinë e profesorit Fazli Veliu gjatë periudhës 30 vjeçare.

Akademi mirënjohje për Fazli Veliun “Daja”
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.