Gundogan: E ardhmja ime? Ka bisedime në prapaskenë, por…

featured

E ardhmja e Ilkay Gundogan vazhdon të mbetet e panjohur dhe gjithçka tregon se ai do të jetë një nga emrat e merkatos së ardhshme.

Mesfushori gjerman përfundon kontratën e tij me Manchester City-n më 30 qershor, me Barcelonën si një nga klubet më të interesuara për shërbimet e tij.

Kështu, Ilhan Gündogan, përfaqësues dhe xhaxhai i futbollistit të Manchester City-t, ka zbuluar pak javë më parë se, për momentin, nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë klub dhe sot këto deklarata i ka konfirmuar vetë lojtari.

“A e keni mbyllur marrëveshjen me Barcelonën? E ardhmja ime nuk është vendosur ende, pa dyshim që ka bisedime në prapaskenë.

Por nuk do të hyj në detaje tani. Nuk kam nënshkruar ende asgjë. Jam i lumtur që jam këtu, te Man. City,” deklaroi Gundogan për “Sky Sports”.


Top Channel

Gundogan: E ardhmja ime? Ka bisedime në prapaskenë, por…
|