1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Gjykatësi i divorcit vritet nga bashkëshortja kur mëson se nuk ishte babai djalit të tyre (fotot)

Gjykatësi i divorcit vritet nga bashkëshortja kur mëson se nuk ishte babai djalit të tyre (fotot)

featured

Necmi Arslan u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Stamboll, ku jetonte me bashkëshorten e tij Hande dhe djalin tre-vjeçar që besonte se ishte i tiji.

Gjykatësi civil ishte djegur dhe më pas goditur fatalisht me thike nga e shoqja kur ai kishte kërcënuar ta linte pasi testet e atësisë treguan se nuk ishte babai biologjik i djalit të tyre.

54 vjeçari Victim Necmi Arslan, u gjet i vdekur, me të gjitha gjasat i vrarë nga gruaja e tij 43 vjeçare me të cilën ishte konfrontuar për atësinë e të birit.

Dyshja ishin njohur kur Arslan po trajtonte çështjen e divorcit të Hande.

Kur ajo i tha se ishte shtatzënë me djalin e tij, ai e besoi dhe u martua me gruan sapo u zbardh çështja e saj e divorcit.

Por e vërteta doli në shesh kur ai duhet të regjistrohej si baba i fëmijës dhe testi i ADN-së tregoi se me 99.99 shanse babi i fëmijës ishte ish-burri i Hande.

Hetuesit besojnë se ai ishte konfrontuar me Hande duke insistuar për divorcin teksa debatonin ashpër, sipas mediave lokale.

Ata thonë se Hande kishte marrë një tigan me vaj në zjarr dhe e kishte lëshuar ndaj bashkëshortit të saj, para se ta sulmonte disa herë me thikë.

Pasi kuptoi se çfarë kishte bërë gruaja raportohet se ishte hedhur nga dritarja e apartamentit në katin e tretë, dhe më vonë humbi jetën në spital.

Së fundmi mësohet se Hande kishte mbetur shtatzënë gjatë gjyqit dhe dyshja kishin vendosur ta mbanin sekret deri në përfundim të cështjes, sipas mediave vendase.

Gjykatësi raportohet se i kishte thënë: “Ti je duke u divorcuar, dhe kur çështja të finalizohet ne mund të martohemi, nuk ka problem për shtatzaninë.”

Kur Hande kishte lindur babai fëmijës ishte regjistruar ish-burri i saj pasi divorci nuk ishte finalizuar ende.

Ndërsa kur Necmi u përpoq të merrte atësinë e fëmijës siç besonte, gjykata civile kërkoi testin e ADN-se që zbuloi të vërtetën.

Fëmija tashmë tre-vjeçar do të kalojë në kujdestari të të atit biologjik.

Policia tha se hetimet vazhdojnë.