Liverpool është duke menduar për përforcimet e verës dhe reparti ku do të bëjë një goditje të madhe është mesfusha.
Sipas raportimeve të medieve britanike klubi i “The Reds” është shumë i fokusuar nga Bundesliga.
Emri i parë në listën e dëshirave të Liverpool është Bellingham i Borussia Dortmund, megjithatë në rast të dështimit të këtij transferimi “The Reds” kanë edhe një plan B.
Klubi anglez është duke ndjekur me shumë kujdes edhe Ryan Gravenberch të Bayern Munich dhe ky i fundit do të tentohet në rast se nuk ia dalin me Bellingham.
Top Channel