Dinamo dhe Partizani janë në luftë për një vend në “Final 4” dhe aktualisht ndajnë së bashku vendin e katërt në klasifikim me barazim pikësh.
Deri në fund të kampionatit, janë edhe 3 ndeshje ndërkohë që kalendari nuk është se favorizon shumë njërën apo tjetrën, pasi çuditërisht, të dyja skuadrat do të përballen me të njëjtët rivalë në javët e mbetura. Në këtë pikë, një avantazh më të lehtë mund të ketë skuadra e Dinamos, e cila do të përballet fillimisht me skuadrat e më pas do të kalojnë “në dorën” e Partizanit.
Këtë javë, Dinamo do të përballet me Egnatian, një skuadër që e ka siguruar matematikisht kalimin në “Final 4” dhe fitorja do ta afronte me kreun ose të paktën, do të mbante të pandryshuar diferencën aktuale. Në Rrogozhinë, tashmë e dinë se fitimi i titullit është i vështirë këtë sezon, megjithatë shpresa vdes e fundit.
LEXO EDHE: Derbi jo pa pasoja, e pësojnë Tirana dhe Partizani/Vendimet e Komisionit të Disiplinës!
Nëse me Dinamon do të luajnë pa presion, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sfidën e radhës, ku Partizani do të përballet me to në “Arena Egnatia”. Një rezultat negativ i Egnatias në kryeqytet, i detyron që të japin edhe më shumë se 100% kundër Partizanit. Nga ana tjetër, të kuqtë këtë javë luajnë me Flamurtarin dhe këta të fundit, janë në garë për mbijetsë dhe fitorja është jetike. Në javën e parafundit, Dinamo luan me Vorën që gjithashtu e ka jetike fitoren për titullin, ndërkohë që në javën e fundit, Partizani do të presë në shtëpi Dinamon. Duke qenë se blutë kanë fituar 2 ndeshje deri më tani, janë më të avantazhuar me përballje direkte dhe me një barazim në fund, vendi i katërt do të ishte për ta, duke siguruar njëkohësisht pjesëmarrjen në Europë.
LEXO EDHE: Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare: Për të qenë i denjë për Milanin duhet të fitosh, Leao nuk e kupton potencialin e tij



