1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Hyn në rolin e parashikuesit, Hoti: Parashikimi për vitin 2023 nuk është më i mirë

Hyn në rolin e parashikuesit, Hoti: Parashikimi për vitin 2023 nuk është më i mirë

featured

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se parashikimi për vitin 2023 nuk është i mirë sa i përket rritjes ekonomike.

Sipas tij, rritja ekonomike pritet të jetë rreth 3.7 për qind, pothuajse e njëjtë me atë të vitit 2022.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se shpresa në këtë aspekt mbetet te stabilizimi i çmimeve në tregje ndërkombëtare.

“Kaloi gjysma e mandatit qeverisës dhe asnjë shenjë nuk e bëri në ekonomi qeveria e ‘punësimit dhe drejtësisë’. Viti 2022 u përshkua me mungesë të qeverisjes efektive, e cila do t’i mbronte qytetarët nga inflacioni dhe do të promovonte zhvillim ekonomik. Parashikimi për vitin 2023 po ashtu nuk është më i mirë. Në vitin 2023, rritja ekonomike pritet të jetë rreth 3.7 për qind, që është pothuajse e njëjtë me atë të vitit 2022. Shpresa këtu mbetet tek stabilizimi i çmimeve në tregje ndërkombëtare. Nuk shihet në horizont ndonjë politikë ekonomike që mund të krijojë ndonjë moment të ri për t’i dhënë shtytje zhvillimit dhe punësimit në vitin 2023 dhe 2024”, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës.

Sipas tij, vitin e kaluar bruto investimet kapitale kanë rënë për -6.9 për qind, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike.

“Rritja ekonomike më 2022 prej 3.5 për qind erdhi nga rritja e konsumit privat dhe eksporteve, e jo nga investimet publike apo private. Në fakt, më 2022 bruto investimet kapitale kanë rënë për -6.9 për qind dhe konsumi qeveritar ra për -0.8 për qind, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike. ”, ka theksuar ai.

Ndër pikat që ka përmendur Hoti në shkrimin e tij është edhe inflacioni, për çka ka vlerësuar se situata nuk është menaxhuar si duhet nga Qeveria.

Hyn në rolin e parashikuesit, Hoti: Parashikimi për vitin 2023 nuk është më i mirë
|