1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. 129 374 persona të punësuar në sektorin publik

129 374 persona të punësuar në sektorin publik

featured

Në vitin 2022 në sektorin publik në vend kanë qenë të punësuar 129 374 persona. Krahasuar me vitin 2021 numri i tyre ka rënë për 1809. Por numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik nuk korrespondon me numrin e përgjithshëm të vendeve të plotësuara të punës për shkak se ka punonjës, kryesisht në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, që plotësojnë vende pune në dy ose më shumë institucione të sektorit publik, njofton Portalb.

Punonjës në ministri, agjenci, inspektorate …
Një nga resorët me numrin më të madh të të punësuarve është Ministria e Punëve të Brendshme me 11.694 persona. Në arsim janë të punësuar 37.231 persona, ndërsa në vetë Ministrinë e Arsimit 234. Edhe Shëndetësia absorbon një numër të madh të punësuarish, 19.428, ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë janë të punësuar 118 persona.

Numri i punonjësve sipas sektorëve
Arsimi 37 231
Shëndetësia 19 428
MPB 11 694
Puna dhe politika sociale 7 041
Drejtësia 931

Ministrinë e Kulturës janë të punësuar 132 administratorë, ndërsa sektori i kulturës përfshin 3.409 të punësuar, ndërsa në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale vitin e kaluar kanë qenë të punësuar 243 persona dhe në institucionet publike nën këtë resor 7.041. Në Ministrinë e Drejtësisë ka 205 të punësuar, ndërsa në sektorin e drejtësisë janë të punësuar 931 persona. Ministria e Bujqësisë ka 1005 të punësuar, Ministria e Mbrojtjes 687, Ministria e Financave575 dhe Ministria e Sistemit Politik 390 persona. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme punojnë 258 persona, ndërsa resorët e tjerë kanë më pak se 250 punonjës.

Punonjës nëpër ministri
Ministria e Bujqësisë 1 005
Ministria e Mbrojtjes 687
Ministria e Financave 575
Ministria e Sistemit Politik 390
МPJ 258

Në inspektoriate, bashkë me nëpunësit e tatimeve dhe doganave dhe inspektorët (organe në kuadër të ministrive) janë të punësuar 4.284 persona. Prej tyre, 1.223 punojnë në Drejtorinë e doganave, 1.008 në DAP, 466 persona punojnë në Drejtorinë për mbajtjen e librave amzë, ndërsa 262 inspektorë vjet kanë punuar në Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe 203 në Inspektoratin Shtetëror të Punës.
Në agjencitë dhe drejtoritë e krijuara nga shteti me statusin e subjekteve të pavarura janë të punësuar 3.360 persona. Numri më i madh 785 janë të punësuar në Agjencinë e Kadastrës, 362 në Agjencinë e Ushqimit, 342 janë të punësuar në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, 275 në Arkivin Shtetëror dhe 255 janë të punësuar në Drejtorinë për shpëtim. Në institucionet e tjera të këtij grupi janë më pak se 230 të punësuar.

Punonjësit në drejtësi…
Vitin e kaluar në institucionet e drejtësisë në vend ka pasur 2.613 të punësuar. Prej tyre, 2.182 janë të punësuar në gjykata, 390 në prokurori, 8 në Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe 33 në Këshillin Gjyqësor.
Institucionet gjyqësore
Gjykatat 2 182
Prokuroritë publike 390
Këshilli gjyqësor 33
Këshilli i prokurorëve publik 8

Raporti i ri nga Regjistri i të punësuarve në sektorin publik për vitin 2022 tregon se vetëm në gjykatat e vendit janë të punësuar 2.181 persona, ndërsa numrin më të madh të të punësuarve e ka Gjykata Themelore Civile në Shkup me 249 dhe Gjykata Themelore Penale me 290 të punësuar, pastaj vjen Gjykata Themelore në Tetovë me 124, Gjykata e Apelit me 120 të punësuar dhe Gjykata themelore Kumanovë me 114 të punësuar. Gjykatat e tjera kanë nga më pak se 100 të punësuar. Vitin e kaluar në të gjitha prokuroritë janë punësuar 390 persona.

129 374 persona të punësuar në sektorin publik
|