Pas shtatë muajsh martesë, aktorja e njohur turke drejt divorcit

featured
Press Online
16 Prill 2023, 21:08

Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koç, të cilët u martuan në një dasmë madhështore në Stamboll gushtin e kaluar, janë duke u divorcuar.

Çifti, i cili pati një krizë në martesë muajin e kaluar, i dha dashurisë së tyre një shans të dytë.

Ozdemir u largua nga Levent, ku jetonte me bashkëshortin dhe më pas filloi të jetonte sërish në të njëjtën shtëpi për të shpëtuar marrëdhënien e tyre.

Sipas lajmeve të Snobmagazin aktorja dhe këngëtarja, prej disa kohësh po përpiqej të shpëtonte lidhjen e tyre, por nuk ka pasur sukses.

Thuhet se Özdemir i mori gjërat nga shtëpia e saj në Levent, ku qëndroi me Koçin dhe u transferua në shtëpinë e saj në Zekeriyaköy, ku jetonte kur ishte beqare. Mësohet se çifti në ditët në vijim do të aplikojë në gjykatë për divorc.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter