Guvernatorja republikane e Dakotës së Jugut në SHBA tha dje për audiencat në një takim me aktivistë pro-armëve personale, se ‘dhe mbesa e saj dy-vjeçare mban armë’.
Kristi Noem tha për audiencat e forumit pro-armë NRA se mbesa e saj ka një pushkë ‘shotgun’, një automatik dhe një mëz kali.
Republikania Kristi Noem po fliste në një forum në Indiana, ku i tha audiencave se mbesa i saj kishte disa armë personale, sipas rrjetit vendas Mediaite.
Në komentet e saj Noem foli për nipërit e saj: mbesën Addie, gati dy vjeçe, dhe Branch, disa muaj më i madh. Noem tha se Addie tashmë zotëronte një pushkë dhe një automatik.
“Tani edhe Addie, të cilën ju e njihni – mund të ketë nevojë për to së shpejti, por unë dua t’ju siguroj se ai ka një pushkë dhe një automatik, përveç mëzit që e ka quajtur Sparkles. Kështu që ajo është e pajisur mirë,” tha Noem.
Komentet e saj vijnë në një kohë kur është kritikuar për promovimin e mbajtjes së armëve te fëmijët.
Noem ka nënshkruar gjithashtu një urdhër për “mbrojtjen e Amendamentit të Dytë mbi armët në Dakotën e Jugut”, ndërsa me të u bashkua në skenë dhe kreu i grupit NRA, Wayne LaPierre.
“Dakota e Jugut po jep shembullin si shteti më miqësor ndaj Amendamendit të Dytë në SHBA”, tha Noem duke diskutuar urdhrin.
Ky i fundit i ndalon agjencive shtetërore të kontaktojnë bizneset për cështje në lidhje me të drejtën e zotërimit personal të armëve në SHBA, që mbrohet me Amendamentin e Dytë të kushtetutës, shkruan rrjeti KELO .
Në konferencë ishte dhe ish-zv presidenti amerikan Mike Pence por u prit me fishkëllima dhe përçmim nga anëtarët e audiencës, kryesisht prej gjestnin të tij të çertifikimit të zgjedhjeve 2020 të cilat u refuzuan si të korruptuara nga ish-presidenti Trump.
Top Channel