VMRO-DPMNE dënoi vizitën në “Të Majtës” dhe vendosjen e luleve në varrin e liderit komunist shqiptar, Enver Hoxha, me rastin e 38-vjetorit të vdekjes së tij. Nga atje thonë se bëhet fjalë për glorifikim të një njeriu të njohur për tortura dhe mosdemokraci të theksuar dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
“Apasiev nuk mund të adhurojë në të njëjtën kohë Enver Hoxhën dhe të kërkojë vendlindjen e Goce Dellçevit”, thonë nga VMRO-DPMNE Nga atje i bljnë thirrje BDI-së dhe LSDM-së që ta dënojnë këtë akt të partnerit të tyre të koalicionit.
“Me këtë, Apasiev dhe “E Majta” dëshmuan se politika dhe ideologjia e tyre është torturë ndaj popullit të tyre dhe përkrahin metodat e dhunshme të censurës dhe sundimit të dhunshëm, ashtu siç drejtohet në fakt nga vetë Enver Hoxha”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së./Telegrafi/