featured

Tetovari thotë se e kërcënoi, policia arreston 34-vjeçarin nga Gërçeci

Një 34-vjeçar nga Gërçeci i Shkupit është arrestuar pas raportimeve të një tetovari se i njëjti e ka kërcënuar, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se të njëjtit kishin probleme për shkak të çështjes së borxhit financiar.

“Gjysmë ore pas mesnate, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 34-vjeçarin Sh.I.  nga Grçeci i Shkupit, të cilin dy orë më herët e kishte raportuar 36-vjeçari B.P. nga Tetova  se për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura borxh-besues e kërcënoi. Sh.I. është ndaluar në Stacionin Policor-Tetovë për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Tetovari thotë se e kërcënoi, policia arreston 34-vjeçarin nga Gërçeci

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!